Saimir Tahiri rikthehet me një dokumentar (VIDEO)

Saimir Tahiri rikthehet me një dokumentar (VIDEO)

Zeri po përgatit një prodhim të ri multimedial në bashkëpunim me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.Ky prodhim do të sjellë një rrëfim të gjerë mbi një prej periudhave më të diskutuara të viteve të fundit në Shqipëri, përmes dëshmisë së vetë Tahirit, por edhe të personave që kanë qenë pjesë e ngjarjeve dhe e kanë jetuar nga afër atë kohë. Me standard të lartë produksioni dhe një qasje të ndërtuar mbi rrëfime personale, dëshmi dhe materiale autentike, projekti synon të sjellë jo vetëm versionin e Saimir Tahirit, por edhe këndvështrime të tjera mbi ngjarjet që kanë shoqëruar historinë e tij publike dhe politike.