Sa herë në ditë është normale të urinoni? Numri ndryshon sipas moshës
Urinimi është një proces i zakonshëm për të gjithë, por shpeshtësia me të cilën një person shkon në tualet mund të ndryshojë ndjeshëm. Disa njerëz zgjohen disa herë gjatë natës për të urinuar, ndërsa të tjerë mund të kalojnë një pjesë të madhe të ditës pa pasur nevojë të shkojnë në tualet. Sipas Hamid Abboudi, urolog konsulent në New Victoria Hospital, shpeshtësia e urinimit ndikohet nga shumë faktorë, përfshirë konsumimin e çajit, kafesë, alkoolit dhe pijeve të gazuara. Këto mund ta bëjnë fshikëzën më aktive dhe të shtojnë nevojën për urinim. Po ashtu, infeksionet urinare, disa probleme të prostatës ose fshikëzës, skleroza multiple, goditjet në tru, gjinia dhe shtatzënia mund të ndikojnë në zakonet urinare. Megjithatë, një nga faktorët kryesorë është mosha. “Gjatë jetës së...
Burimi:
syri.net