Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Rubio pret ministrin e Jashtëm serb në Uashington, dialog strategjik SHBA-Serbi
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, priti sot në Uashington ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, në një takim ku u diskutua nevoja për uljen e tensioneve në Ballkanin Perëndimor dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh.Sipas një deklarate të lëshuar nga zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, Rubio dhe Gjuriq u ndalën veçanërisht në zhvillimet në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit rajonal si bazë për rritjen ekonomike dhe sigurinë afatgjatë.“SHBA është e përkushtuar për marrëdhënie të dobishme reciprokisht me Serbinë, që i shërbejnë qytetarëve tanë dhe interesave tona”, thuhet në deklaratë.Në përfundim të takimit, të dy palët ranë dakord që gjatë këtij viti të zhvillohet një dialog strategjik SHBA-Serbi, me qëllim thellimin e lidhjeve në fushën e ekonomisë...