“Rrugëtimi drejt kthimit të dritës së syrit…”- Ministrja Spahiu jep lajmin e mirë: Erjon Vishkulli kryen me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në Romë
Erjon Vishkulli, e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë, e cila e ka shpëtuar organin e syrit të djalit. Lajmin e bëri të ditur në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë Klodiana Spahiu, e cila ka shprehur mirënjohjen e qeverisë shqiptare ndaj profesorit Stanislao Rizzo, i cili kreu ndërhyrjen. “Në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare dhe me mirënjohje të thellë, falënderova profesor Stanislao Rizzon, i cili me profesionalizëm të lartë, përkushtim dhe ndjeshmëri njerëzore kreu me sukses ndërhyrjen, ndërkohë që qeveria miratoi po sot edhe mbështetjen financiare për Erjonin. Përtej dijes dhe aftësisë profesionale, është pikërisht kjo anë njerëzore, bashkimi i forcave te humanizmi që i bën kaq të veçanta këto situata. Erjonit i uroj nga zemra shërim të mbarë...
Burimi:
javanews.al