Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Rrotacion administrativ në vend të rrotacionit politik
Nga Mero Baze Dorëheqjet e zyrtarëve të bashkive socialiste në gjithë Shqipërinë janë pjesë e një aksioni politik të kryeministrit, por nuk janë as detyrim ligjor dhe as ndonjë reformë strukturore e qeverisë. Në kushtet e mbipushtetit, kur shumica socialiste kontrollon edhe pushtetin qendror me një shumicë të cilësuar, edhe pushtetin vendor me 56 bashki nga 61 gjithsej, Edi Rama mendon që është mirë të zëvendësojë rrotacionin politik me rrotacionin administrativ. Dhe me këtë rast t’i japë më shumë shanse një brezi të ri në administratë. Pra, është një aksion tërësisht politik dhe si i tillë duhet trajtuar vetëm politikisht....