Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Rritet optimizmi për Jasharin te kuqezinjtë, Club Brugge nuk e grumbullon për Superkupën
Për tifozët kuqezinj, kjo histori është kthyer në një “telenovelë” të pafund. Ardon Jashari dhe Milani duan njëri-tjetrin, prej javësh e ndjekin njëri-tjetrin në distancë. Pengesa kryesore? Club Brugge, i cili vazhdon të qëndrojë i palëkundur në kërkesën e tij prej 40 milionë eurosh, shumë që “Djalli” nuk ka ndërmend ta paguajë. Tani ka një zhvillim të ri që ndez optimizmin te kuqezinjtë: Jashari nuk ishte grumbulluar nga Brugge për Superkupën e Belgjikës kundër Saint-Gilloise. Një sinjal i fortë që konfirmon se mes lojtarit dhe klubit ka krisje serioze. Që nga fillimi i përgatitjeve, Jashari stërvitet veçmas grupit dhe së...