“Rrit bashkëpunimin e FA-ve me NATO-n”- 26 efektivë nisin kursin 3-mujor profesional tekniko-ushtarak, Nufi: Komponent i rëndësishëm!

“Rrit bashkëpunimin e FA-ve me NATO-n”- 26 efektivë nisin kursin 3-mujor profesional tekniko-ushtarak, Nufi: Komponent i rëndësishëm!

Janë 26 efektivë të Forcave të Armatosura që do nisin kursin intensiv dhe profesional 3-mujor të gjuhës angleze pranë Departamentit të Gjuhëve të Huaja, në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë – pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes. Në kuadër të nisjes së kursit, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me kursantët dhe pedagogët, ndërsa vlerësoi se: “Në një mjedis sigurie gjithnjë e më të integruar dhe shumëkombësh, zotërimi profesional i gjuhës së huaj dhe veçanërisht, aftësia për të përdorur saktë terminologjinë tekniko-ushtarake, është një komponent i rëndësishëm i kapaciteteve të personelit ushtarak.” Sipas Ministrit Nufi: “Ky formim kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e ndërveprueshmërisë së Forcave të Armatosura me NATO-n dhe në përgatitjen e personelit për të vepruar me efektivitet në struktura, misione...