Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Rrisim bashkëpunimin në funksion të…”/ Proda takim me zv.ambasadoren e Britanisë së Madhe
👁10523
Zhvilloi një takim me Zëvendësambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, znj. Mia Marzouk dhe me Shefin e Projekteve në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, z. Simon Charters, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda. Qëllimi kryesor i takimit ishte thellimi i bashkëpunimit në funksion të modernizimit të Policisë së Shtetit dhe përmirësimit të performancës në sektorin e sigurisë publike, përmes rritjes së integritetit, profesionalizmit dhe efektivitetit në luftën kundër krimit. Rezultatet e deritanishme të këtij partneriteti kanë qenë të prekshme dhe domethënëse: Janë realizuar aksione të suksesshme kundër grupeve të krimit të organizuar...