Rrëzoi kërkesën e opozitës për “Diellën”, Kushtetuesja zbardh vendimin: Platformë e IA, s’gëzon karakteristikat e ministres (DOKUMENT)

Rrëzoi kërkesën e opozitës për “Diellën”, Kushtetuesja zbardh vendimin: Platformë e IA, s’gëzon karakteristikat e ministres (DOKUMENT)

ministrja diella-gjykata kushtetuese TIRANË- Gjykata Kushtetuese rrëzoi më 8 tetor kërkesën e PD-së për dekretin e ministres Diella, ndërsa sot ka publikuar vendimin e arsyetuar. Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e 39 deputetëve demokratë, duke argumentuar se dispozitat e kundërshtuara nuk kanë karakter normativ dhe se kërkuesit nuk legjitimohen për të ngritur një mosmarrëveshje kompetencash.  Në vendim, Gjykata argumenton se dekreti nuk përbën një bazë juridike autonome dhe të mjaftueshme për krijimin e kompetencave, detyrimeve apo strukturave të reja. “Nuk rezulton se ai përbën, në vetvete, bazë juridike autonome dhe të mjaftueshme për krijimin e kompetencave, detyrimeve ose strukturave të reja. Veprimet ose aktet e mëtejshme duhet të gjejnë mbështetjen e tyre në burimin juridik të kompetencës së organit që i ndërmerr”, thuhet në paragrafin 29 të vendimit....