Rrezikon shëndetin e përdoruesve, KE paralajmëron Tik Tok për gjobë për algoritmin që nxit varësinë
Komisioni Evropian ka dalë me rezultate paraprake hulumtuese ndaj platformës TikTok, duke e akuzuar se rrezikon shëndetin mendor të përdoruesve përmes sistemit të rekomandimit të videove dhe se mund të përballet me gjoba të rënda. Sipas autoritetit evropian në Bruksel, algoritmi i platformës u shfaq personave veçanërisht të cenueshëm një rrjedhë të pafund videosh të personalizuara që mund të përkeqësojnë problemet psikike, duke nxitur rrezikun e varësisë, çrregullimet e të ngrënit dhe ankthin. Brukseli vlerëson se masat e deritanishme mbrojtëse kanë qenë të paefektshme, ndërsa butoni “Nuk jam i interesuar” nuk mjafton për të ndryshuar përmbajtjen në faqen “For You”. Në fokus të hetimit është pikërisht efekti i njohur si “Rabbit Hole” (humbja në spiralen e informacionit të përshkallëzuar), ku përdoruesit zhyten aq thellë në...
Burimi:
gijotina.com