Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rrezikoi për të shpëtuar dy turistët/ Pas 48 orësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali
Pas rreth 48 orësh kërkime, është gjetur trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali, i cili u mbyt pasi arriti që të shpëtonte dy turistë të huaj në liqenin e Shkodrës, por s’mund të dilte vetë. Trupi u gjet gjatë ditës së tretë të operacionit të kërkimit, që nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit së të enjtes. Mësohet se trupi i pajetë i të ndjerit është gjetur rreth një kilometër matanë Shirokës, në vendin ku u mbyt.