“Rrezikohet integrimi i Shqipërisë në BE”/ Analisti: Pas dhunës në Tiranë fshihet një skenar ndërkombëtar
Analisti Artur Nura ka deklaruar se situata e krijuar gjatë protestave në Tiranë ka ngjashmëri me zhvillimet në Milano dhe Paris, duke ngritur shqetësimin për një organizim të strukturuar dhe me karakter transnacional. Sipas Nurës, në protesta ka persona të mitur dhe individë të maskuar, identiteti i të cilëve nuk mund të dallohet lehtësisht, ndërsa mënyra e veprimit, sipas tij, dëshmon për një organizim të mirëfilltë. Analisti pretendon se në Tiranë bëhet fjalë për një organizim transnacional. Ai vuri në dukje se protesta, e cila vijon prej tre muajsh, është kthyer në një protestë të dhunshme, ndërsa e lidhi përshkallëzimin e situatës me vlerësimin maksimal që Luksemburgu, sipas tij, i bëri progresit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Nura përmendi gjithashtu situatat në Paris dhe Milano,...
Burimi:
javanews.al