Rrezik për sigurinë në rrugë/ Nga Franca në Singapor, ndalime për monopatinat

Rrezik për sigurinë në rrugë/ Nga Franca në Singapor, ndalime për monopatinat

Monopatinat elektrike, të cilat hynë në qarkullim si simbol i teknologjisë moderne urbane dhe si mjete ekologjike, po përballen me ndalime dhe kufizime të forta në shumë qytete dhe shtete në mbarë botën. Nga Parisi në Maltë, nga Melburni në Singapor, siguria publike po merr prioritet mbi inovacionin. Që nga 1 Shtatori i vitit 2023, monopatinat me qira janë të ndaluara në Paris. Vendimi u mor me anë të një referendumi qytetar, ku 90 % e votuesve u shprehën kundër. Autoritetet raportuan rritje të aksidenteve, kaos në hapësirat publike dhe shkelje të vazhdueshme të rregullave të qarkullimit nga përdoruesit e...
Burimi: Opinion.al