Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca, Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë në gjyq
👁5583
Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta, ka refuzuar të dëshmojnë në GJKKO në seancën për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta të pandehur për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës, refuzuan thirrjen e Gjykatës së Posaçme për t’u paraqitur që të dëshmonin në procesin gjyqësor, të ndarë Altin Hajrin i cili po gjykohet në mungesë. Mësohet se ata nuk kanë pranuar të vijnë nga paraburgimi ku ndodhen në Fier, për të dëshmuar, teksa ishin në listën e personave të kërkuar nga SPAK që të pyeteshin. Ndërkohë seanca është shtyrë për një datë tjetër.