Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Apeli i GJKKO tërhiqet për vendim, ja qëndrimet e prokurorëve…
Për prokuroren Elida Kaçini, Bexhdili duhet të dënohet me burg përjetë, për akuzën e rrëmbimit dhe zhdukjes së trupit të Jan Prengës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në seancën e së premtes SPAK lexoi pretencën për dënimin e Festim Bexhdilit, por prokurorët kërkuan dënime të ndryshme. Ndërsa prokurori tjetër i çështjes Behar Dibra, kërkoi dënimin me 20 vite burg për Bexhdilin. Sipas tij nuk provohet që Festim Bexhdili ka vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, duke i kërkuar Gjykatës së Apelit të rikualifikojë veprën penale dhe ta dënojë për rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës në kuadër...