Rregullorja e re/ GJKKO i gjobiti për bojkotin, 4 avokatë ankimojnë vendimin

Rregullorja e re/ GJKKO i gjobiti për bojkotin, 4 avokatë ankimojnë vendimin

foto ilustruese TIRANË- Katër avokatë kanë ankimuar gjobat e vendosura ndaj tyre nga Gjykata e Posaçme (GJKKO), pas mungesës së tyre në seanca gjyqësore. Mësohet se 4 avokatët që kanë ankimuar gjobat janë: Arben Peçi, Dorian Matlija, Gjon Kodra dhe Eduart Qehaja.  Avokatët kundërshtojnë masat dhe kërkojnë ‘revokimin e gjobës’, teksa i lidhin mungesat e tyre me qëndrimin kolektiv të avokatisë ndaj rregullores së re. Që prej datës 9 shtator nisën të bojkotonin seancat gjyqësore dhe për gati një muaj në Gjykatën e shkallës së parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk është zhvilluar asnjë gjyq. Ndërsa me shumicë votashn, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Dhomës së Avokatisë, 23 shtator, u votua vijimi i bojkotit.  Më 21 shtator, GJKKO gjobiti mbi 10 avokatë me nga...