Dëbora e parë zbardh Kalimashin, temperaturat e ulëta sjellin atmosferën dimërore në Kukës

Dëbora e parë zbardh Kalimashin, temperaturat e ulëta sjellin atmosferën dimërore në Kukës

FOTO NGA RESHJET E PARA TE DEBORES KUKËS- Reshjet e para të dëborës kanë mbuluar këtë të hënë zonën e Kalimashit në Kukës duke sjellë pamjet e para dimërore në verilindje të vendit. Ulja e temperaturave ka favorizuar reshjet e dëborës, të cilat kanë zbardhur peizazhin në këtë zonë malore. Ndryshimi i kushteve atmosferike kërkon gjithashtu kujdes nga drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë në këtë aks rrugor për shkak të temperaturave të ulëta dhe mundësisë së vështirësive në qarkullim./ZËRI