Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Rrëfimi tronditës për Icardi: Vrau një pëllumb me llastiqe guri, e poqi dhe e hëngri përpara meje
“La Masia”, akademia e famshme e Barcelonës, ka prodhuar disa nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Aktualisht, emra si Gavi, Lamine Yamal dhe Pau Cubarsí janë dëshmi e kësaj trashëgimie të jashtëzakonshme. Por përveç talentit, jeta në një ambient me shumë të rinj sjell edhe ngjarje të çuditshme e të paharrueshme. Njëra prej tyre është ajo që ka treguar së fundmi Sergi Gómez, ish-mbrojtës i Espanyol, tani lojtar i lirë, në një intervistë për “Post United”, ku protagonisti kryesor është Mauro Icardi, sot sulmues i Galatasaray. “Kam një histori me Mauro Icardin, që për mua është më e mira nga të gjitha, – tregon Gomez duke qeshur. – Kur erdhi te ‘La Masia’, ishim shokë për 3 apo 4 sezone. Jetonim në...