Rrëfehet Fofana: Na duhej një fitues si Allegri, jemi gati të sakrifikohemi për Modric

Rrëfehet Fofana: Na duhej një fitues si Allegri, jemi gati të sakrifikohemi për Modric

I munguar në ndeshjen e parë të turit aziatik ndaj Arsenalit, Youssouf Fofana është gati ta nisë sezonin e ri sot, në miqësoren kundër Liverpool-it në Hong Kong, pasi ka kaluar shqetësimet fizike të javëve të para të stërvitjes. Mesfushori francez është prononcuar për “Gazzetta dello Sport”, ku ka dhënë sinjalin e grintës: “Sezoni i kaluar iku, nuk mund të ndryshojmë më asgjë. Tani kemi egërsinë e duhur për sezonin e ri. Personalisht jam mirë. Pata kohë për të pushuar dhe tani jam gati. Ndaj Liverpool-it do jem i pranishëm, po punojmë për ndeshje të tilla”. Për Fofana, sfida kundër...