Rrahu punonjësin e Bashkisë së Athinës, arrestohet shqiptari (FOTO)

Rrahu punonjësin e Bashkisë së Athinës, arrestohet shqiptari (FOTO)

Është arrestuar shqiptari Romeo Nazifi, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet greke. Disa ditë më parë, 34-vjeçari, godi rëndë dhe dhunoi një punonjës të bashkisë të Athinës pasi tentoi ta parakalonte me makinë. 34 vjeçari u arrestua pa bërë shumë rezistencë. Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie. Autoritetet greke thonë se Romeo Nazifi konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë. Ai ka pas edhe në të kaluarën precedentë të rëndë penalë.
Burimi: Argjiroja.net