Rrahu kamerierin 18-vjeçar në Vlorë për një shishe ujë, polici pezullohet nga detyra

Rrahu kamerierin 18-vjeçar në Vlorë për një shishe ujë, polici pezullohet nga detyra

Ish-shefi i qarkullimit në Vlorë, aktualisht oficer i policisë kufitare në Dibër, Ardian Isufi është pezulluar nga detyra, për shkak të përfshirjes së tij në një incident në një lokal në Vlorë, ku dhunoi me grusht një kamarier. Paralelisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur ndaj tij procedurën disiplinore të rëndë për veprime që dëmtojnë figurën dhe imazhin e punonjësit të policisë dhe minojnë besimin e publikut ndaj institucionit. Reagim i Policisë së Shtetit: Pezullohet nga detyra një oficer policie i përfshirë në një konflikt fizik jashtë shërbimit, në qytetin e Vlorës Pas përfshirjes jashtë orarit të shërbimit në një...