Ronaldo thyen ligjet njerëzore dhe ato të shkencës, biologjikisht është 11 vite më i ri

Ronaldo thyen ligjet njerëzore dhe ato të shkencës, biologjikisht është 11 vite më i ri

Cristiano Ronaldo, i lindur më 5 shkurt 1985 në Funchal (Madeira), është 40 vjeç, por a është kjo vërtet mosha e tij biologjike? Futbollisti portugez, i cili aktualisht luan për Al-Nassr në Ligën Profesionale Saudite, ka zbuluar se biologjikisht është 11 vite më i ri. Gazeta “Record” publikoi përvojën e Cristiano Ronaldos në podkastin “Whoop”, kompani teknologjike e specializuar në pajisje për ndjekjen e aktivitetit fizik dhe monitorimin e shëndetit, ku CR7 është ambasador. Pajisjet e kësaj kompanie matën të dhëna fiziologjike të Ronaldos si ritmi i zemrës, variabiliteti i ritmit të zemrës dhe të tjera, duke ofruar informacione mbi përpjekjen...
Burimi: Telesport.al