Ronaldo Nazário i kundërvihet CR7: Je ndër më të mirët në histori, por më i miri…, nuk jam dakord
Cristiano Ronaldos i mungojnë vetëm 19 gola për të arritur shifrën historike prej 1000 golash zyrtarë në karrierë, një rekord që nuk është arritur nga asnjë futbollist tjetër. Portugezi mund ta realizojë këtë objektiv gjatë këtij sezoni me Al Nassr. Megjithatë, Ronaldo Nazário nuk e konsideron CR7 futbollistin më të mirë të historisë. Në një intervistë për “ESPN Brasil”, “Fenomeni” deklaroi: “Nuk më pëlqen të përfshihem në këto diskutime. Mendoj se njerëzit kanë vetëvlerësim shumë të lartë”. Ai pranoi se Cristiano ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme, duke fituar trofe të rëndësishëm dhe shënuar gola të çdo lloji, madje duke ndryshuar edhe pozicionin gjatë karrierës: nga krahu i majtë te Manchester United dhe Sporting, në qendër të sulmit, me kalimin e viteve. “Cristiano Ronaldo ka...
Burimi:
telesport.al