Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ronaldo: Mos bëni krahasime mes meje dhe Yamal, nuk besoj më te Topi i Artë
👁2757
Portugalia fitoi Nations League pas një ndeshje maratonë ndaj Spanjës, që u vendos nga penalltitë. Edhe pse nuk i gjuajti ato, pasi doli nga fusha i dëmtuar në minutën e 87-të, Cristiano Ronaldo dha kontributin e tij me golin e barazimit 2-2. Gjithsesi, e gjithë vëmendja dje ka qenë e përqendruar te përballja mes tij dhe Lamine Yamal, dy yjeve të futbollit. Duke folur për talentin e ri spanjoll, sulmuesi portugez tha: “Yamal po ecën shumë mirë”. “Luan në një klub dhe një ekip kombëtar që e mbështesin shumë. Ai është në një mjedis të favorshëm për të treguar cilësitë...