Roma-Inter, supersfida e javës së pestë në Serie A. FORMACIONET ZYRTARE
19 Shtator 2026 17:12 Telesport Roma dhe Inter do të përballen sonte në “Olimpico” në kryesfidën e javës së pestë në Serie A. Të dy skuadrat e kanë nisur mjaft mirë këtë sezon dhe kanë pikë të plota deri tani. Verdhekuqtë e drejtuar nga Gian Piero Gasperini vijnë me kapacitetin e tyre të plotë dhe nuk kanë asnjë mungesë për sot. Zikaltrit kanë tre mungesa të rëndësishme për shkak dëmtimesh, John Stones, Djed Spence dhe Hakan Calhanoglu. Roma XI: Svilar; Mancini, Ndicka, Hermoso; Molina, Koné, Cristante, Wesley; Dybala, Soulé; Malen Inter XI: J Martinez; Bisseck, Akanji, Bastoni; Diouf, Barella, Zielinski, Jones, Dimarco; Thuram, Lautaro Martinez
Burimi:
telesport.al