Roland Garros/ Sabalenka e Swiatek sigurojnë çerekfinalet, Alcaraz avancon te meshkujt

Roland Garros/ Sabalenka e Swiatek sigurojnë çerekfinalet, Alcaraz avancon te meshkujt

2 Qershor 2025 8:33 Telesport Në Paris kanë nisur takimet e raundit të katërt të grand slam të Roland Garros, turneu më i madh i fushave me dhè në tenis. Spanjolli Carlos Alcaraz, kampion në fuqi, fitoi 3-1 ndaj Ben Shelton (7-6, 6-3, 4-6, 6-4), duke avancuar në çerekfinale. Mes tetë më të mirëve kualifikohen edhe Lorenzo Musetti, Frances Tiafoe e Tommy Paul. Te femrat, numri 1 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka, fitoi 2-0 (7-5, 6-3) ndaj Amanda Anisimova. Një biletë për në çerekfinale siguron edhe polakja Iga Swiatek. Kualifikohen edhe Elina Svitolina e Qinwen Zheng.
Burimi: Telesport.al