Rodrygo në modë, Liverpool futet në garë për sulmuesin

Rodrygo në modë, Liverpool futet në garë për sulmuesin

Një nga emrat më të përfolur në shtëpinë e Real Madrid sa i takon merkatos së daljes është ai i sulmuesit Rodrigo. Braziliani ndiqet nga Arsenali dhe Bayern, por së fundmi, kandidaturën serioze e ka hedhur edhe një skuadër angleze. Sipas asaj që shkruajnë mediat, bëhet fjalë për gjigandët e Liverpulit, me këta të fundit që e shikojnë Rodrygon si përforcimin e duhur. Largimi i mundshëm i Diaz nga Anfield bën që The Reds të mendojnë për një ofertë intriguese për Rodrigon, në këtë merkato vere. Gjithsesi, asgjë nuk do të jetë e lehtë, pasi te Real Madrid nuk është në plan ndarja e rrugëve me 24-vjeçarin. Kujtojmë që  lojtari vjen pas një Botëorri zhgënjyes, ku  luajti vetëm një herë si titullar dhe  u aktivizua...