Robinho nis biznesin nga brenda burgut, ideon kompani bastesh me hakerin e njohur

Robinho nis biznesin nga brenda burgut, ideon kompani bastesh me hakerin e njohur

Ish-futbollisti Robinho, i cili së fundi mbushi një vit qëndrim në burgun e Tremembé në Brazil, nuk po humbet kohë në kushtet e tij të reja si i izoluar. Në moshën 41-vjeçare, braziliani që ka luajtur për Santos, Manchester City, Milanin dhe Real Madrid, është dënuar me 9 vite burg për përdhunimin në grup, në Itali, në vitin 2013, të një shtetaseje shqiptare në një klub nate të Milanos. Akuzë të cilën e ka mohuar gjithmonë, por dënimin nuk ka mundur ta shmangë. Tani, hakeri Walter Delgatti (dënuar me 8 vite e 3 muaj për ndërhyrje në sistemet e Këshillit Kombëtar...