Rituali i çajit japonez sjell në Tiranë një filozofi të harmonisë dhe qetësisë
Në një ritëm ku çdo lëvizje mbart kuptim dhe çdo gjest shndërrohet në pjesë të një tradite shekullore, ceremonia japoneze e çajit solli në Tiranë një përvojë të veçantë kulturore, duke afruar publikun me estetikën dhe filozofinë e Japonisë. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Javës Kulturore Japoneze, e cila nisi më 14 tetor dhe do të vijojë deri më 18 tetor, duke sjellë në kryeqytet elemente të trashëgimisë kulturore të vendit aziatik. Përmes demonstrimeve të udhëhequra nga mjeshtër japonezë, të pranishmit patën mundësinë të njiheshin nga afër me ritualet e përgatitjes dhe shërbimit të çajit, një praktikë ku ndërthuren përqendrimi, estetika dhe harmonia. Çdo veprim, nga përgatitja deri te servirja, përcolli simbolikën e një tradite që e shndërron një gjest të përditshëm në një...
Burimi:
kultplus.com