Rita Ora ndan momentin e betimit të presidentes Justina Shiroka-Pula
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së Kosovës. Artistja me origjinë nga Kosova ka ndarë në rrjetet sociale një video nga momenti i betimit të presidentes së re, e cila u betua para deputetëve të Kuvendit, duke nisur zyrtarisht detyrën në krye të shtetit. Prej vitesh, Rita Ora ka ruajtur një lidhje të veçantë me Kosovën, duke e bërë prejardhjen dhe identitetin e saj shqiptar pjesë të rëndësishme të figurës së saj publike. E shpallur Ambasadore Nderi e Kosovës, ajo ka përdorur vazhdimisht zërin dhe platformën e saj ndërkombëtare për të folur për vendin, kulturën dhe rrënjët e saj. Reagimi i fundit i këngëtares vjen në një moment të rëndësishëm për Kosovën, pas...
Burimi:
kultplus.com