Rita Ora dhe Dua Lipa reagojnë pas aktgjykimit në Hagë

Rita Ora dhe Dua Lipa reagojnë pas aktgjykimit në Hagë

16 September, 2026 - 21:45 Këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora dhe Dua Lipa, kanë reaguar në rrjetet sociale pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.  Rita Ora ka rishpërndarë në Instagram një postim të faqes “Image of Kosovo”, ku shfaqet emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e shoqëruar me mesazhin: “Duke luftuar për Kosovë, që e quajmë shtëpi sot.” Artistja nuk ka dhënë një deklaratë të drejtpërdrejtë për aktgjykimin.  Edhe Dua Lipa ka reaguar përmes Instagramit, duke publikuar një fotografi me mbishkrimin “Liria ka emër”.  Reagimet e artisteve erdhën në ditën kur Dhomat e Specializuara shpallën aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Sipas vendimit, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me...