Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Riparimi i segmentit Tiranë-Durrës, qeveria njofton tender emergjence
Qeveria njofton një tender emergjence prej 77 milionë lekësh (rreth 770 000 €) për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin Tiranë–Durrës, konkretisht mes Vorës dhe Urës së Dajlanit. Ky segment i rëndësishëm – i lidhur me korridorin veri–jug dhe portin e Durrësit – ka dëmtime serioze: rrjetëzime, gropëzime dhe degradim që shkon deri në shtresën e nënshtresave të rrugës. Një pjesë e trafikut përbëhet nga mjete të rënda, gjë që ka konsumuar rreth 25 % të sipërfaqes me binder në njërën karrexhatë dhe rreth 30 % të asfaltobetonit. Zonat specifike që do të riparohen përfshijnë hyrjet e daljet në Gjirin e Lalzit, Sukth, Shkozet,...