Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rinumërimi në Tiranë/ Mbi 560 kuti të numëruara, sa vota ka humbur PD dhe PS
Vijon procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës deri tani janë rinumëruar rreth 560 kuti, që përbëjnë afërsisht 47% të totalit prej 1282 kutish. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Partia Demokratike ka humbur deri tani rreth 300 vota, ndërsa Partia Socialiste rreth 210 vota. Sidoqoftë, pritet që rinumërimi të përfundojë dhe të sqarohet numri final i votave të humbura dhe i mandateve për secilën parti. Ky proces po zhvillohet në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti” në Tiranë. Pas përfundimit të rinumërimit në Tiranë, do të nisë ai në qarkun e Fierit me 587 kuti...