Rilindja e qelizave për të trajtuar sëmundjet e plakjes? Ndoshta është e mundur
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka autorizuar një nga studimet e para klinike mbi riprogramimin qelizor. Synimi është rikthimi i funksioneve të dëmtuara nga plakja, duke nisur nga shikimi. Ideja e kthimit pas të orës biologjike të qelizave prej vitesh po studiohet në laboratorët që merren me jetëgjatësinë, mes premtimeve të mëdha dhe shumë të panjohurave. Deri tani, megjithatë, përtëritja e qelizave përmes riprogramimit epigjenetik ishte studiuar kryesisht te kafshët e vogla laboratorike. Tani, një zhvillim i ri mund të shënojë një hap të rëndësishëm: tre persona me glaukomë kanë marrë në Shtetet e Bashkuara një terapi eksperimentale, e krijuar për t’i rikthyer qelizat e dëmtuara të syrit drejt një gjendjeje biologjikisht më të re. Bëhet fjalë për një nga studimet e para...
Burimi:
syri.net