Rikthimi është afër, por te Bayern nuk rrezikojnë me Musiala: Do të mungojë ndaj Arsenal
20 Tetor 2026 10:02 Telesport Bayern Munich do të duhet të bëjë sërish pa Jamal Musiala edhe për disa ditë. Sipas mediave, lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për përballjen e së mërkurës në Champions League kundër Arsenal. Madje as për ndeshjen e Bundesliga kundër Freiburg, këtë fundjavë. Musiala po vazhdon rikuperimin pas një dëmtimi muskulor të pësuar javët e fundit. Të hënën, lojtari 23-vjeçar ndoqi sërish një program stërvitor individual në kompleksin sportiv “Säbener Straße”, në vend që t’i bashkohej pjesës tjetër të skuadrës në stërvitje. Stafi mjekësor i Bayern, në konsultim me trajnerin Vincent Kompany, ka vendosur të mos e përshpejtojë rikuperimin e tij, duke preferuar të shmangë çdo rrezik që mund të cënojë rikthimin e tij të plotë në fushë. Megjithatë,...
Burimi:
telesport.al