Rikthehet sigurimi i detyrueshëm i banesave ndaj tërmeteve

Rikthehet sigurimi i detyrueshëm i banesave ndaj tërmeteve

Sigurimi i detyrueshëm i banesave do të ofrohet nga vetë shteti. Përmes projektligjit të hedhur në Konsultim nga Ministria e Financave i hartuar në Bashkëpunim me Bankën Botërore në nenin 14 thuhet se do të ngrihet ‘Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet’.Ky fond krijohet si person juridik publik, i organizuar në formën e një shoqërie aksionare, ku Autoriteti Publik që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të Fondit, është ministria përgjegjëse për financat.Administratori i fondit do të emërohet me vendim të Këshillit Mbikëqyrës pas një procedure përzgjedhëse.Detyrimin për lidhjen e kontratës së sigurimit nga tërmetet e kanë edhe...