Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rikthehet paqja te Inter, dy lojtarët pajtohen me njëri-tjetrin
Duket se ëhstë rikthyer qetësia në “shtëpinë” zikaltër, pasi dy sulmuesit e Interit Lautaro Martinez dhe Makrus Turam janë pajtuar me njëri-tjetrin. Dyshja sulmuese që sezonin e kaluar u pagëzua si “ThuLa”, kanë lënë pas mosmarrëveshjet që kishin shpërthyer pas Kupës së Botës për Klube. Gjithçka nisi me disa deklarata të nxehta të kapitenit Lautaro, që kritikoi indirekt bashkëlojtarin Hakan Çalhanoglu pas disfatës ndaj Fluminenses. Më pas, erdhi reagimi i fortë i mesfushorit turk në rrjetet sociale, i cili u mbështet nga një “pëlqim” domethënës i Turamit. Kjo ndërhyrje e francezit u interpretua si një distancim nga qëndrimi i argjentinasit...