Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rikthehet “Carmina Burana” në TKOB, shfaqja ngjitet në skenë sot në mbrëmje
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit rikthen në skenë një nga veprat më të fuqishme të repertorit botëror, “Carmina Burana” e kompozitorit gjerman Carl Orff. Vepra njihet për intensitetin e saj ritmik, koralet monumentale dhe në qendër të saj qëndron ideja e ciklit të jetës, që luhatet mes dashurisë, dëshirës, pasionit dhe ironisë së fatit njerëzor. Të gjitha këto elementë vijnë në një bashkëpunim të plotë mes 170 artistësh të trupës së korit, solistëve dhe orkestrës së teatrit. “Në një nga pjesët e saj flet për dashurinë e një vajze në lëndinë, për delikatesën, për epshet që ajo përmban, për...