Rikthehen tensionet te Kryeministria! Policia përplaset me disa vajza, nuk lejojnë bllokimin e rrugës
Një grup i vogël protestuesish janë rikthyer para Kryeministrisë, duke tentuar që të qëndrojë në Bulevard, por janë penguar nga forcat e policisë. Uniformat blu kanë krijuar një kordon për të mos lejuar bllokimin e rrugës, ndërsa në zonë ka nisur qarkullimi i automjeteve. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, protestuesit kanë refuzuar të largohen. Situata është tensionuar më tej kur efektivët kanë përdorur spraj me piper ndaj qytetarëve dhe gazetarëve të pranishëm në vendngjarje. Përplasjet kanë shoqëruar kështu rikthimin e protestuesve para godinës së Kryeministrisë. Lexoni edhe: Policia vijon të mbajë në gatishmëri Tiranën, edhe pas shpërndarjes së protestuesve Hidhte gaz lotsjellës nga ajri, droni bie mbi protestuesit Tensione në zonën e ”Myslym Shyrit”, Policia ndjek këmba-këmbës protestuesit Protestat në Tiranë, Kurti: Nuk hedhim gurin e...
Burimi:
kohajone.com