Rikthehen gjashtë gravura të Pikassos të vjedhura nga një restorant në Francë

Rikthehen gjashtë gravura të Pikassos të vjedhura nga një restorant në Francë

Gjashtë gravura të artistit të njohur spanjoll Pablo Picasso, të vjedhura nga një restorant pranë qytetit të Kanës në Francë, janë rikthyer pas një hetimi policor që zgjati rreth një muaj. Veprat e artit u vodhën më 1 tetor nga restoranti “L’Amandier”, në Mougins, në orët e para të mëngjesit. Sipas hetuesve, dy persona të maskuar hynë në lokal përmes një dere franceze dhe, për më pak se një minutë, shkuan në dhomën e dedikuar Pikassos, hoqën gravurat nga muret dhe u larguan. Një person i tretë dyshohet se i priste në një automjet pranë restorantit. Vjedhjen e zbuloi pronari i lokalit, i cili është koleksionist arti, mëngjesin e po asaj dite. Pas disa javësh vëzhgimi dhe përgjimi telefonik, rreth 40 xhandarë francezë kryen kontrolle...