Rifillojnë pas 30 vitesh gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës

Rifillojnë pas 30 vitesh gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës

Pas më shumë se tre dekadash, kanë rifilluar zyrtarisht gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare.Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) njoftoi se punimet kanë nisur tre ditë më parë në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër dhe do të vijojnë gjatë gjithë muajit korrik. Qëllimi kryesor i këtyre gërmimeve është identifikimi i fazave më të hershme të ndërtimit të kalasë, duke shtuar njohuritë shkencore dhe duke pasuruar përvojën kulturore të vizitorëve.Zbulimet e para kanë sjellë në dritë gjurmë të një kulle që i përket periudhës së antikitetit të...
Burimi: Diasporashqiptare.al