Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Richard Grenell pushon në Ksamil: Mesazh pozitiv për turizmin shqiptar
Ish-i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zgjedhur Shqipërinë si destinacion për pushimet e tij verore, duke ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga riviera shqiptare.Përmes një videoje të postuar në Instagram, Grenell shihet duke lundruar me anije në ujërat e pastra të Ksamilit, ndërsa komenton me përshkrimin “Shqipëria me Amerikanë”, duke lënë të kuptohet se është i shoqëruar nga miq nga Shtetet e Bashkuara. Pamjet dhe përshkrimi pasqyrojnë një përvojë pozitive dhe miqësore me vendin, duke tërhequr vëmendjen ndaj potencialit turistik të bregdetit shqiptar.Riviera Shqiptare, me plazhet e pastra dhe ujërat e kaltër të detit Jon, po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për turistë nga vende të ndryshme të botës....