Rezistenca e Tahir dhe Nebih Mehës: ”T’i shembet kulla me mjete të rënda ushtarake!”

Rezistenca e Tahir dhe Nebih Mehës: ”T’i shembet kulla me mjete të rënda ushtarake!”

Blerim Latifi Kur pas tetë orë luftimesh njësitë speciale të policisë jugosllave nuk po arrinin të thyenin rezistencën e Tahir dhe Nebih Mehës, atyre u erdhi urdhëri nga Ministria e Punëve të Brendshme në Beograd: T’i shembet kulla me mjete të rënda ushtarake! Muzgu kishte rënë. Të shtënat tanimë ishin rralluar. Tahiri kishte mbetur pa babën që tanimë ishte i plagosur rëndë, ndërsa heshtjen mortore e prishte vetëm e qara e Salës gjashtëmuajshe, e cila kishte mbetur në djep brenda kullës. Pastaj u dëgjua një zhurmë e madhe, e cila e mbushi Luginën e Prekazit. Ishte zhurma e dy blindave të tipit “TAB”, të cilat kishin arritur nga kazerma ushtarake “Marshali Tito” në Prishtinë. Ato e futën në mes kullën dhe më pas u dëgjua...