Rey Manaj në superformë në Turqi, shkund rrjetën dy herë dhe dhuron asist
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka shkëlqyer sërish në futbollin turk, duke realizuar dy gola dhe duke dhënë një asist në përballjen e Sivassporit me Pendiksporin. Menjëherë pas grumbullimit me kuqezinjtë, Manaj u rikthye te skuadra e tij dhe bëri diferencën në fushë. Sulmuesi shqiptar zhbllokoi rezultatin në minutën e 21-të, duke kaluar Sivassporin në avantazh, ndërsa në minutën e 55-të shënoi golin e dytë personal, duke dyfishuar shifrat. Përveç dy golave, Manaj kontribuoi edhe me një asist, duke qenë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës në këtë sfidë. Por spektakli i tij nuk mbaroi këtu, pasi në minutën e 64’, Manaj asistoi për golin e një tjetër shqiptari, Valon Ethemi, i cili shënoi golin e tretë. Kështu Manaj është në garë për golashënuesin...
Burimi:
ntv.al