Rexhep Qosja, portreti i tij përmes ditarit “Dëshmitar në kohë historike I-IX (1966-2008)”

Rexhep Qosja, portreti i tij përmes ditarit “Dëshmitar në kohë historike I-IX (1966-2008)”

Begzad Baliu Nga Begzad Baliu Historian i letërsisë, estet, kritik letrar, publicist, prozator e dramaturg, polemist e gojëtar, Rexhep Qosja u lind më 25 qershor 1936 në Vuthaj të Malit të Zi. Gjimnazin e mbaroi në Ivangrad, Normalen në Prishtinë, studimet i vazhdoi në Beograd, ndërsa doktoratën në Prishtinë. Ishte bashkëpunëtor, anëtar dhe drejtues i pothuajse të gjitha institucioneve arsimore, shkencore dhe kulturore të Kosovës nga vitet ‘60 e këndej. Gjatë këtyre tri dekadave të jetës së tij, nga Vuthaj në Ivangrad, Prishtinë, Mitrovicë e Beograd, Profesor Qosja trashëgoi kujtesën e dhimbshme të historisë së familjes së tij, të qenit në kufi dhe në konflikt të përhershëm me sllavët e jugut (ruajtur në nëntekstin e eposit që nga antikitetit i vonë), kujtesën e të qenit...