“Revolucioni” i Chivu tek Interi, stërvitje më të gjata dhe qëndrueshmëri fizike në “themel” të gjithçkaje

“Revolucioni” i Chivu tek Interi, stërvitje më të gjata dhe qëndrueshmëri fizike në “themel” të gjithçkaje

Gati, pozicion, dyfishim. Pas 48 orëve të para të dedikuara testimeve atletike, Interi i ri i Cristian Chivu ka hyrë tashmë në fazën e vërtetë të përgatitjeve verore. Që nga sot, në “Appiano Gentile” kanë nisur dy seanca stërvitore në ditë; një paradite dhe një pasdite, nën vëzhgimin e kujdesshëm të stafit zikaltër. Për sot, edhe të trajnerit të Italisë, Rino Gattuso, i cili ishte mysafir në “Pinetina”. Kjo nuk është një ngjarje e rastësishme, por standardi i ri javor. Chivu e ka bërë të qartë drejtimin e tij; nevojitet intensitet, forcë dhe rezistencë për të përballuar një sezon që...