Revolta studentore/ Shoqëria civile kallëzon në SPAK dhunën policore ndaj protestuesve: Kemi evidentuar 180 raste
Përfaqësues të shoqërisë civile kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve gjatë protestave studentore të zhvilluara prej 13 ditësh, duke kërkuar hetim të plotë dhe ndëshkimin e efektivëve përgjegjës. Përmes një deklarate për mediat, intelektualët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dënuan dhunën policore, ndërsa bënë të ditur se kanë evidentuar 180 raste të dhunës ndaj qytetarëve, studentëve dhe gjimnazistëve. “Studentët nuk janë vetëm, ne nuk do t’i lëmë vetëm. Kemi bërë kallëzim penal në SPAK për dhunën policore. Paketa kundër dhunës që e deklaron edhe kryeministri është një paketë që të mund të heshtet. Ka një dhunë terrorizuese nga policia”, deklaroi një përfaqësues i shoqërisë civile. Edhe një avokate kërkoi që përgjegjësia ligjore të...
Burimi:
gijotina.com