Revolta kundër Ramës/ Studentët dhe pedagogët protestojnë sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Revolta kundër Ramës/ Studentët dhe pedagogët protestojnë sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Mijëra studentë të mbështetur nga qytetarë të shumë, prej 13 ditësh po përballen në shesh me dhunën e shtetit. Një bilanc i frikshëm me dhjetra të plagosur përfshi të rinjë, pedagogë, gazetarë dhe deputetë. Pavarësisht terrorit, studentët nuk do të tërhiqen deri në largimin e kryeministrit Rama. Ata njoftuan se sot do të mblidhen sërish në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit. Edhe gjatë protestës kombëtare ditën e shtunë dhe dje pati tensione mes protestuesve dhe policisë. Në tarracën e Kryeministrisë janë vendosur kamera me rezolucion të lartë, të cilat mundësojnë monitorimin e protestuesve dhe identifikimin e personave që marrin pjesë në tubim. Protestuesit u mblodhën fillimisht te Ministria e Arsimit, të cilën e gjuajtën me gurë, ndërsa më pas nisën rrugëtimin drejt Kryeministrisë. Me...