Revolta e studentëve/ Policia justifikon ‘rrëmbimin mafioz të të riut’, 47 të arrestuar e 92 persona

Revolta e studentëve/ Policia justifikon ‘rrëmbimin mafioz të të riut’, 47 të arrestuar e 92 persona

Janë 47 të arrestuar dhe 92 persona që ndiqen nga policia pas revoltës që tashmë ka hyrë në ditën e tretë. Gjatë gjithë ditës dje policia ka kryer arrestime të dhunshme, ndërsa videot e publikuara në media kanë bërë publike dhe një skenë rrëmbimi mafioz të një protestuesi. Ky i fundit kapet me forcë nga persona me rroba civile dhe  futet në një furgon pa logo policie. Policia e pranon se ka shoqëruar protestuesin por nuk jep argumente pse e ka kryer në këtë mënyrë. Gjithashtu shqetësohet për të identifikuar se personi I shoqëruar nuk është vajzë por djalë. Ndërkohë po mbrë pamje makabre janë publikuar në rrjetet sociale ku dukej trajtimi çnjerzor që po u bëhet adoleshentëve të arrestuar nga policia e Tiranës.  Lexo dhe...