Revista prestigjioze “Forbes” vlerëson Tiranën, kryeqyteti shqiptar renditet i pari në Evropë për turizmin e përballueshëm gjatë muajit shtator!
Shqipëria vijon të mbetet në qendër të vëmendjes së medieve më prestigjioze ndërkombëtare për potencialin e saj turistik dhe çmimet mjaft konkurruese. Në një shkrim të veçantë të gazetares Rebecca Ann Hughes, të publikuar në edicionin argjentinas të revistës prestigjioze ‘Forbes’, Tirana është vlerësuar si destinacioni më i përballueshëm në Evropë për t’u vizituar gjatë muajit shtator. Vlerësimi bazohet në një studim të kryer nga agjencia britanike e udhëtimeve Thomas Cook, e cila analizoi 13 qytete evropiane ku buxheti ditor për një person – përfshirë vizitat turistike, ushqimin, pije freskuese, transportin lokal dhe akomodimin në një hotel të nivelit të mesëm – mbetet nën kufirin prej 100 eurosh ($116) në ditë. Sipas artikullit, ndërsa tendenca e udhëtimeve në sezonin e shkurtër po lulëzon për shkak...
Burimi:
javanews.al